Leksionet nga Shkupi, Vangjeli: Sali Berisha është fatkeqësi për Shqipërinë

schedule23:14 - 1 Nëntor, 2021

schedule 23:14 - 1 Nëntor, 2021

Zoran Zaev njoftoi dorëheqjen si kryeministër dhe nga drejtimi i partisë, pasi “LSDM” humbi shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në Maqedoninë e Veriut.

Por a është sjellja e Zaev një leksion për politikën në Tiranë? Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh sonte në “Log.” në “ABC” se leksioni që vjen nga Shkupi është dhimbje për Tiranën.

Është leksion që vjen nga Shkupi është dhimbje për Tiranën, që sa herë ka zgjedhje ka një rezultat që nuk ndryshon, pavarësisht se kush fiton, ai që humbet, thotë gjithmonë që më kanë vjedhur.

Lexo edhe: “Trekëndëshi i Bermudës”, Vangjeli: Basha, gabimi i opozitës dhe mandati i katërt i Ramës

Gjëja që ne po ofrojmë sot si risi në PD, është që oferta për të nesërmen e vendit vjen nga e shkuara e tij.

Sali Berisha është e shkuara që afrohet si ofertë për të nesërmen dhe kjo është fatkeqësi për këtë vend, i cili në 30 vite një nga dështimet më spektakolare të tij ka pasur krijimin e një klase politike të përgjegjshme” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!