Ulen infektimet, 197 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:26 - 1 Nëntor, 2021

schedule 17:26 - 1 Nëntor, 2021

Bie numri i rasteve të reja me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 1930 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 197 qytetarë. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 7 pacientë, konkretisht një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.

Janë 7,717 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 93 në Tiranë, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (1 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 197
Të shëruar në 24 orë 229
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1930

Testime totale 1,308,267
Raste pozitive 185,497
Raste të shëruara 174,849
Raste Aktive 7,717
Humbje jete 2,931
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3945
Fier 858
Durrës 565
Shkodër 492
Elbasan 361
Vlorë 359
Gjirokastër 293
Berat 258
Lezhë 199
Korçë 193
Kukës 119
Dibër 75

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!