“Kupa e Shqipërisë”, spikat derbi Dinamo-Tirana në  grupin A, sfidë superiore në grupin B

schedule12:47 - 1 Nëntor, 2021

schedule 12:47 - 1 Nëntor, 2021

Këtë të mërkurë kthehen edhe ndeshjet e “Kupës së Shqipërisë”.

Në grupin A luhen ndeshje vërtet të forta që për ekipet e “Abissnet Superiore” është detyrim kalimi në turin tjetër. Sfida që skipat në këtë grup është derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës e cila zhvillohet në “Air Albania”, ora 16:45.

Përballjet e tjera Bylis-Skëndërbeu, Besëlidhja-Partizani, Korabi-Teuta do të zhvillohen në orën 14:00.

Gjithashtu edhe në grupin B janë rezervuar përballje të luftuara, ku do të ketë edhe përballje superioreje mes skuadrave. Në këtë grup vëmendjen e merr sfida mes Egnatias dhe Kukësit.

Flamurtari i “Kategorisë së dytë” do kërkojë të surprizojë Kastriotin që luan në elitë, ndërsa Pogradeci-Vllaznia, Tomori-Laçi janë sfidat e tjera të grupit B. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 14:00.

/f.a/abcnews.al