“Nuk i drejtoj armën palestinezëve”, refuzimi për t’u futur në ushtri i kushton 3 vite burg izraelites

schedule11:00 - 1 Nëntor, 2021

schedule 11:00 - 1 Nëntor, 2021

E frikësuar se do të burgosej për dezertim nga ushtria nëse do të kthehej në vendin e saj, një grua izraelite kërkoi strehim në Mbretërinë e Bashkuar. Shahar Perets kundërshtoi rekrutimin e saj në trajnimin e detyrueshëm ushtarak izraelit dhe si rezultat është burgosur tre herë, shkruan BBC.

Shumica e hebrenjve izraelitë kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të paktën dy vite. Megjithatë, çdo vit një numër  i caktuar personash mban një qëndrim ideologjik duke kundërshtuar rekrutimin e tyre.

Shumica e tyre burgosen dhe Shahar Perets është një prej tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!