Kultivimi i kanabisit në Përmet, pranga ish-shefit të krimeve, pezullohet shefi i komisariatit

schedule09:45 - 1 Nëntor, 2021

schedule 09:45 - 1 Nëntor, 2021

PERMET – Kultivimi i Kanabisit ka sjellë ndëshkime në radhët e policisë së këtij qyteti. ABC mëson se është pezulluar nga detyra shefi i komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza, deri në sqarimin e plotë të çështjes për kultivimin e kanabisit. Në vend të Gjokazës është komanduar Vilson Dine shefi aktual i Policisë Kriminale në Përmet.

Nga ana tjetër mësohet se mbahet në arrest shtëpie ish shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.

Po ashtu lidhur me këtë hetim në pranga ka përfunduar, kryeplaku i Frashërit në Përmet Klodijan Mustafa 43 vjeç. Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë së Përmetit, ku u dha masa për detyrim paraqitje për inspektorët e Policisë së zonës së Frashërit Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj.  Ndërkaq po me detyrim paraqitje është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Përmet Joan Allamani.

Ndëshkimet në radhët e “uniformave blu” kanë ardhur pas sinjalizimeve të SHÇBA Vlorë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!