Oliver Ilievski, kandidati i LSDM-së për Komunën e Kumanovës, ka pranuar humbjen në zgjedhje.
Në një deklaratë para mediave Ilievski pranoj se ka humbur para Maksim Dimitrievski i cili ishte kandidat i pavarur për Kumanovën.
Sipas të dhënave nga KSHZ, me 50.90 % të numëruara në Kumanovë Oliver Ilievski i LSDM-së ka marrë 9.278 vota. Ndërsa Maksim Dimitrievski ka marrë 10.880 vota. Fitorja e Maksim Dimitrievski është me mbi 5.000 vota dallim. /abcnews.al/