Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanye West nxjerr në ankand makinat e tij

schedule18:40 - 31 Tetor, 2021

schedule 18:40 - 31 Tetor, 2021

Vetëm disa javë pasi nxorri në shitje pronën e tij në Wyoming, Kanye West do të shesë dhe flotën e tij të makinave nga ferma. TMZ raporton se gjashtë nga automjetet e përdorura nga reperi kanë dalë në ankandet e Musser Bros. Ofertat për automjetet janë duke u zhvilluar dhe do të vazhdojnë deri më 24 Nëntor.

Kanye mburret me shumat marramendëse që ka shpenzuar për makina, shifër që arrin 3.8 milionë dollarë. Në fillim të këtij muaji, reperi vuri në shitje fermën prej 3,800 hektarësh pas ndarjes së tij me Kim Kardashian, e cila nuk donte të largohej në Wyoming me kohë të plotë.

KANYE WEST në Met Gala 2019

Reperi dhe Kim Kardashian vendosën t’i jepnin fund martesës së tyre 7 vjeçare në shkurt të këtij viti. Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve të shumta, ish-çifti i famshëm po mbajnë një raport të mirë për hir të fëmijëve të tyre të vegjël. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!