Al Rajan përballej kundër Al Arabi, ku një episod me protagonist ish-mesfushorin e Real Madrid është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në videon e postuar në Twitter shikohej teksa gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë James Rodriguez, i cili ka reaguar ashpër këtij vendimi të kryesorit të ndeshjes.
James tenton të sulmoje gjyqtarin teksa është dashur ndërhyrja e shokëve të ekipit për të ndaluar lojtarin, i cili më pas ndëshkohet përsëri me karton të verdhë, duke u detyruar të lërë fushën e lojës me karton të kuq.
Siri, define “losing the rag”. pic.twitter.com/KEd1Iw2jrq
— Alan Feehely (@azulfeehely) October 31, 2021
Një gjest aspak i hijshëm ky nga ish-madrileni i cili ka humbur shumë nga paraqitja që kishte kur luante në Spanjë. /f.a/abcnews.al

