Inter-Udinese, “Zikaltërtit” në sulm me Dzeko-Correa, ja si rreshtohen skuadrat

schedule11:56 - 31 Tetor, 2021

schedule 11:56 - 31 Tetor, 2021

Inter-Udinese do të përballen së bashku në orën 12:30, në stadiumin “Guiseppe Meazze”, në kuadër të javës së 11 në Seria A.

“Zikaltërtit” do të kërkojnë fitoren e vazhdimësisë ndaj Udineses e cila vjen pas disa ndeshjesh me rezultate negative.

Interi aktualisht mban vendin 3-të me 21 pikë, 7 pikë larg dy skuadrave të kreut, Napoli dhe Milan.

Nga ana tjetër Udinese pozicionohet në vendin e 14-të me 11 pikë në 10 javë kampionat.

Të dy trajnerët e skuadrave kanë bërë publike edhe formacionet që do të hedhin në fushën e lojës për të luftuar për 3 pikët e radhës, me Interin që do të luajë nga minuta e pare me dyshen e sulmit Dzeko-Correa.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanoviç, Skriniar, Ranokia, Bastoni, Dumfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perisiç, Korrea, Dzeko. Trajner: Simone Inzagi.

Udinese: Silvestri, Bekao, Nujtik, Samir, Molina, Perejra, Jajalo, Makengo, Striger Larsen, Sukes, Beto. Trajner: Luka Goti.