11 shkronjat e para të alfabetit, djali bëhet viral për shkak të emrit

schedule07:53 - 31 Tetor, 2021

schedule 07:53 - 31 Tetor, 2021

11 shkronjat e para të alfabetit janë bërë virale ditët e fundit sepse janë emri i parë i një djali 12-vjeçar indonezian.

Në të vërtetë, Abcdef Ghijk Zuzu e pa emrin e tij të qarkullonte në internet pasi fëmija pati disa probleme kur donte të vaksinohej.

Djali, i cili banon në provincën e Sumatrës Jugore, Indonezi u prit me mosbesim nga punonjësit e Shëndetësisë kur tha emrin e tij të parë. Ai duhej të tregonte kartën e identitetit dhe emrin e qëndisur në këmishë për të vërtetuar se emri i tij ishte vërtet Abcdef Ghijk dhe se nuk ishte e gjitha një shaka, shkruan abcnews.al

Babai madje duhej të shpjegonte se ishte fans i fjalëkryqit dhe për këtë arsye fëmija i tij i parë kishte këtë emër. Babai i të riut Abcdef Ghijk shtoi se atij iu deshën gjashtë vjet për të zgjedhur emrin.

Plani i babait ishte të përdorte të njëjtin koncept kur të vinte koha për të emëruar fëmijët e tjerë. Për fat të mirë për ta, vëllezërit e Abcdef Ghijk patën rastin të shohin babain e tyre të ndryshojë mendje. Dy djemtë që do të quheshin Nopq Rstuv dhe Xyz përfundimisht dhe pagëzuan Ammar dhe Attur.

Për më tepër, Abcdef Ghijk tha për disa media indoneziane se ai ishte viktimë e talljeve në shkollë për shkak të emrit të tij të pazakontë.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!