Vetëplagoset me armë zjarri 60 vjeçari në Koplik

schedule16:54 - 30 Tetor, 2021

schedule 16:54 - 30 Tetor, 2021

Një 60 vjeçar në Malësi të Madhe është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të  qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht  në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas policisë nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se 60 vjeçari e kishte me leje armën e gjahut .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!