Forcat speciale të ushtrisë turke zhvilluan një operacion në veri të Irakut duke arrestuar disa anëtarë të Partisë Komuniste të Kurdistanit, të cilët prej katër dekadash kanë ngritur armët kundër Turqisë.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e operacionit, ku ushtarët zunë fillimisht hyrje-daljet e një shpelle ku dyshohet se fshiheshin ushtarët e PKK-së duke kërkuar prej tyre që të dorëzoheshin, raporton abcnews.al.
Irak’ın kuzeyindeki Avaşin’de, 1917 rakımlı tepeye düzenlenen nokta operasyonda mağarada saklanan 4 PKK’lının silahlarını bırakarak teslim olduğu anlar ????
— Sertac Aksan (@AksanSertac) October 30, 2021
Pas disa minutash ata kanë dalë me duart lartë nga shpella, ndërsa ushtarët qendrojnë me armët gati për të parandaluar ndonjë sulm vetëvrasës me bombë.
Veriu i Irakut konsiderohet si një ndër zonat më të sigurta të PKK-së për shkak të terrenit malor. Vite më parë, kjo zonë përdorej si bazë për sulme ndaj ushtrisë turke në qytetet lindore. /abcnews.al