Në Francë çmimi i bagetës do të rritet në shumë dyqane, si pasojë e rritjes me 30% të çmimit të grurit dhe të miellit, lënda e parë e bukës. Rritja do të jetë me 10 cent, dhe pse në disa furra, çmimi i bagetës nuk do të ndryshojë por do të rriten çmimet e disa produkteve të tjera. Lajmi ka shkaktuar zemërimin e shumë konsumatorëve të saj që shihet si simbol kombëtar, dhe aktualisht kushton mesatarisht 90 cent.
Presidenti i konfederatës kombëtare të furrave dhe pastiçerive, u shpreh se çmimi i bagetës mund të mos rritet në asnjë prej 33 mijë furrave të bukës në vend. Në 20 vitet e fundit, çmimi i bagetës është rritur me 23 cent.
70% e tyre shiten në furra buke dhe çdo francez e blen, si ndodh me qumështin në Britaninë e Madhe apo me produkte të tjera të veçanta sipas kulturës të çdo vendi. Përveç rritjes së çmimit të grurit, bukëpjekësit do të duhet të përballen dhe me rritjen e energjisë elektrike që do të ketë një ndikim dhe në çmimet e produkteve të tjera.
/abcnews.al