Gjatë operacionit të finalizuar mëngjesin e sotëm për arrestimin e disa zyrtarëve në Bashkinë e Durrësit për shkelje të barazisë në tendera, është regjistruar edhe një incident pak i pakëndshëm për njërin prej efektivëve. Në momentin kur blutë po shoqëronin anëtarin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Gjergj Markola, njëri prej tyre është rrëzuar në shkallët e bashkisë.
Ai ka rrëshqitur disa shkallë, por instiktet nuk e kanë “tradhtuar” duke u mbajtur menjëherë pa pësuar dëmtime. Efektivi e ka marrë me sportivitet fillimisht, por prania e kamerave e ka sikletosur paska, teksa bashkë me kolegun para tij zbret shkallët në drejtim të mjetit të policisë.
Me urdhër të SPAK, mëngjesin e sotëm policia arrestoi 8 persona, 6 prej të cilëve zyrtarë të bashkisë së Durrësit ndërsa dy të tjerë administratorë të kompanive që kishin përfituar pa garë tenderin për një autoshkallë të mjetit zjarrfikës në periudhën maj-qershor 2020. m.v/Abcnews.al

