Krimet e bujshme gjatë 2018 në Shkodër, asnjë gjurmë për ekzekutuesit

schedule16:21 - 7 Janar, 2019

schedule 16:21 - 7 Janar, 2019

Gjatë vitit 2018 në qytetin e Shkodrës ndodhën një sërë krimesh të rënda.  Por,  pavarësisht se ato bënë bujë dhe e kthyen qytetin në një “Palermo”, hetuesit nuk kanë gjetur akoma gjurmë që të çojnë tek ekzekutorët.

“Isha duke peshkuar kur vranë Arjanin, i njoh ata që e qëlluan”.  Kështu besohet të jetë shpreh tregtari i peshkut Fatos Ferracaku pasi ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracakun.

Ky thashethem u përdor si motiv ndaj  atentatit në ambjentet e tregut, ku dhe ushtronte aktivitetin e tij. nPo pinte kafe me kunatin Fatmir Mehaj, i cili mbeti i plagosur.

Para kësaj ngjarjeje disa krime kishin ndodhur në Shkodër njeri pas tjetrit në vitin 2018.

Pesë  të vrarë, 2 të zhdukur dhe 1 atentat me tritol. 

Nisi me terrorin në mes të qytetit.  Një bombë shpërtheu mes njerëzve. U plagos personi për të cilin u tha se ishte shenjestra i njohur si i forti në Shkodër, Lul Kulla.

Pamjet ngjanin si një akt terrorist ku 6 persona të tjerë mbetën të plagosur. Çdo gjë u shkatërrua, por Kulla shpëtoi. Për të, tre të rinj nga Elbasani janë në pranga të dyshuar si të paguar për të eleminuar 42-vjeçarin.

Në qershor, 2 persona u zhdukën në Shkodër pa lënë asnjë gjurmë. Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.  Asnjë shenjë jete, asnjë telefonatë.

Në 15 korrik vritet Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci brenda në makinë. Fëmija i tyre 5-vjeç i shpëtoi plumbave.

Në 8 gusht u vra në një atentat mafioz Fabardh Lici, kunati i Lul Kullës.  Lici ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur dy persona e qëllojnë me breshëri kallashnikovi.

Arjan Ferracaku ekzekutohet  në 1 shtator në momentin që ishte duke kaluar në zonën e Hidrovorit në Dobraç të Shkodrës. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona, por që deri më sot Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë. /abcnews.al