Kush firmosi? Si u skualifikuan një nga një kandidatët në garë për tenderin e zjarrfikëses në Durrës

schedule09:20 - 29 Tetor, 2021

schedule 09:20 - 29 Tetor, 2021

Tenderi për një autoshkallë për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin (MZSH) në Bashkinë e Durrësit, ka çuar pas hekurave 8 persona mëngjesin e sotëm. Të arrestuarit janë 6 zyrtarë të Bashkisë së Durrësit dhe 2 administratorë të kompanive private që ishin bërë përfituese të tenderit, ndërkohë është caktuar detyrim paraqitje dhe arrest shtëpi për dy prej ortakeve të njërës prej kompanive, përfituese në tender.

Në shpalljen e fituesit, njësia e prokurimit ka njoftuar se është zgjedhur kompania me ofertë më të ulët e cila sipas anëtarëve të Komisionit të Ofertave është përcaktuar ekonomikisht më e favorshme.

Fillimisht ata kanë skualifikuar dy kompani në garë me argumentin se nuk plotëson kriterin për gjatësinë e shkallës dhe numrin e akseve të mjetit.  Ndërsa kompania tjetër nuk ka paraqitur autoshkallë në garë për mjet të tipit autokullë. Tenderi mban firmën e Emiriana Sakos, aktualisht kryetare në detyrë e Bashkisë së Durrësit.

Të dhënat e tenderimit: Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-57495-05-06-2020, Përshkrim i shkurtër i kontratës : “Blerje autoshkallë për MZSH ”, me fond limit 7’083’300 lekë

m.v/Abcnews.al