Adolf Hitleri me certifikatë Covid?

schedule22:38 - 28 Tetor, 2021

schedule 22:38 - 28 Tetor, 2021

Certifikatat dixhitale Covid e Bashkimit Evropian që mban emrin dhe datën e lindjes së Adolf Hitlerit kanë bërë xhiron në internet, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe efikasitetin e sistemit të pasaportave të vaksinave.

Disa përdorues gjetën një kod QR në internet të martën dhe kur u përpoqën të skanonin me aplikacione verifikimi, zbuluan se ishte një certifikatë dixhitale Covid me emrin ‘Adolf Hitler’, së bashku me datën e lindjes që tregon 1 janar, 1900, sipas një raporti nga Russia Today.

Autoritetet europiane kanë nisur identifikimin e rasteve të certifikatave të falsifikuara, për t’i shfuqizuar dhe për të përforcuar sistemin e Certifikatës së Gjelbër në mënyrë që të parandalohen të tilla shkelje në të ardhmen. g.v/abcnews.al