“Shqiptarët dhe grekët..më në fund miq?” Kjo është tema që po diskutohet mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Log.” me Endri Xhafon.
Një sondazh i fundit i bërë në Greqi dhe Shqipëri ka dalë në përfundimin se grekët dhe shqiptarët kanë mendim më pozitiv për njëri-tjetrin sesa disa vite më parë.
Lidhur me këtë, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, shprehet se përveç probleme të shkaktuara nga historia, ka pasur gjithnjë elementë pozitivë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Milo sjell në vëmendje ndër të tjera ndihmën e Greqisë për Shqipërisë gjjatë luftës së Kosovës.
“Të dy vendet tona tendenca ka qenë pozitive për tu përmirësuar. U forcua më shumë në momentin kur u bëmë partner në NATO me Greqinë. Përveç problemeve të njohura dhe të trashëguara nga historia qeveritë kanë punuar dikush më shumë e dikush më pak për të arritur në këtë që nuk është e lehtë. Të fitosh betejën me opinion publik do të thotë të sigurosh ardhmërinë.
Kur shikoj ato fenomene negative në marrëdhëniet mes dy vendeve, grumbullimin emigrantëve shqiptarë në stadiumin e Athinës përshtypja ka qenë negative. Ka pasur edhe shumë elementë pozitivë që kanë inkurajuar opinionet publike. Siç ka qenë konflikti në Kosovë ne përballuam të gjithë atë trysni, nga Greqia na erdhën ndihma, që u vlerësua nga qeveria shqiptare e asaj kohe. Ne në atë kohë u ndjemë mirë. Një element, po të thellohem gjej edhe elementë të tjerë,” tha ai.
Në të njëjtën linjë me të shprehet edhe profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi. Sipas tij shqiptarët dhe grekët kanë qenë gjithnjë miq dhe se është politika që ka sjellë ngjarjet negative, por edhe trauma të rënda si Çamëria.
“Shqiptarët dhe grekët, me aq sa e njoh unë historinë kanë qenë gjithnjë miq, me disa momente të caktuara ku ndërhyrjet e dhunshme të politikës kanë shkaktuar trauma të rënda. Siç ishte koha e luftërave ballkanike, apo kur çamët u masakruan, vranë dhe dëbuan. Pavarësisht këtyre episode raportet kanë qene përgjithësisht pozitiv. Shqiptarët dhe grekët kanë qenë miq është tjetër gjë politika. Qeveritarët inte3reoshen për vota dhe për këtë shesin edhe vendin. Njerëzit e thjeshtë janë ata që bëjnë krushqia, miqësira. E kam thënë shumë herë. Kjo është e vërteta. Nuk duhet të identifikojnë raportoin e politikës dhe atë të shqiptarëve dhe grekëve,” thotë ai. g.v/abcnews.al