Përçarje në “T’ka mami yll”, Kristina e skuadrës së kuqe mbështet konkurentët e blusë

schedule20:12 - 28 Tetor, 2021

schedule 20:12 - 28 Tetor, 2021

Vijojnë provat për Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Ditën e sotme, profesor Albi Nako ka vizituar skuadrën që po mbikëqyret nga trajner Franko.

Duket se gjithçka ka vijuar normalisht, por pyetjeve të Albit fëmijët nuk i kanë shpëtuar as këtë herë.

E pyetur nëse do të fitoj përballë Lusit dhe Jonianës, Aurora ka pranuar se pavarësisht se është një përballë të dyja, do t’i mund ato.

Kjo deklaratë është mbështetur nga konkurentët e tjerë, veçanërisht nga Kristina, e cila edhe pse është me skuadrën e kuqe, u shpreh se Aurora e blusë është në nivel më të lartë.

Nuk na mbetet veçse të presim deri mbrëmjen e së shtunës për spektaklin e madh në ABC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!