Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati e ka cilësuar edhe njëherë si krizë keqmenaxhimi atë të energjetikës.
Nga foltorja e Kuvendit, teksa komentoi marrjen e kredisë për OSHEE, Bushati ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku, e cila deklaroi më herët se sytë i kanë nga qielli për shi.
Lexo edhe: Kriza, Balluku: Jemi me sytë nga qielli, në datë 2 fillon shiu, është rritur edhe çmimi i qymyrit
“Skënderbeu i tyre, Odhisea, i gjithë pushtetshme. Sot i gjithëpushtetshmi ndodhet në krizë dhe detyron ministren të shikojë për shiun. Skënderbeu i tyre ka dështuar. A e keni parë në këto ditë megafonin e katastrofës të ketë bërë qoftë edhe një tryezë me ekspertë, ai që nxjerr çdo projekt HD. A keni parë të bëjë ndonjë tryezë me ekspertë për të gjetur rrugë.
Do ta filloj me keqmenaxhimin e kaskadës. Zonja ministre u qëndron dy koncepteve optimizmi dhe niveli teknik. Pse në qershor keni prodhuar kur çmimi ishte 75 euro keni prodhuar mbi nivelin teknik, në korrik mbi 170 të kapacitet dhe në gusht me 120 të kapacitet, përse zonja ministre kur çmimi në bursë ishte 75 euro. Pse? Unë i telefonova rojes së hidrocentralit siç me tha ministrja. Kjo kuotë është vetëm 14 metra në Fierzë mbi nivelin zero. Sipas parametrave ato prodhojnë maksimalisht 280 mijë. Ky është keqmenaxhimi.
Të gjithë e dimë që OSHEE është fabrikë e punësimit të preferuar të Rilindjes., drejtorin e bënë komisar politik në një qark,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al