Forcat speciale amerikane zbarkojnë në ishull, Kina mban gati ushtrinë

schedule13:26 - 28 Tetor, 2021

schedule 13:26 - 28 Tetor, 2021

Prej më shumë se një viti një grup I forcave specile amerikane ndodhen në ishullin e Tajvanit duke stërvitur ushtrinë vendasë në kushtet e kërcënimeve të vazhdueshme nga Kina. Ata kanë kryer një mori simulimesh në rastet e një sulmi nga Kina, gjë e cila sipas ekspertëve të sigurisë mund të ndodhë gjatë viteve në vijim.

Prezenca e forcave speciale amerikane në Tajvan është pohuar edhe nga Departamenti i Mbrojtjes, ndërsa më herët, Presidenti Biden është shprehur se do ta mbronin ishullin në rast të një agresioni nga Kina.

Kjo e fundit ka kërkuar ribashkimin e ishullit pas ndarjes 70 vjeçare. Autoritetet kineze nuk kanë mohuar edhe se do të përdorin forcën nëse do të duhet për ribashkimin e ishullit me Kinën. Tajvani është i pavarur nga Kina prej shtatë dekadash pasi pushtetin e morën komunistët e Mao Ce Dun.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!