Anëtarja më e re në moshë në historinë e kongresit amerikan, deputetja demokrate Okazio – Kortez ka përshëndetur kolegët e saj republikanë me një video ku kërcen para zyrës së saj në Kongres.
Ka reaguar me ironi deputetja demokrate Aleksandria Okasio – Kortez ndaj polemikave të shpërthyera nga një video e tetë viteve më parë ku kërcente në tarracën e një ndërtese, në kohën që ajo frekuentonte universitetin. Por video u publikua pikërisht në prag të betimit të saj në Kongresin Amerikan.
Duke publikuar një video në profilin e saj në Tuiter ku kërcente sërish, anëtarja më e re në moshë në historinë e kongresit amerikan, shkruan se republikanët mendojnë se ëshët skandaloze që një grua të kërcejë. Kërcimin e rradhës ajo e realizoi në derën e zyrës së saj në Kongres. /abcnews.al

