Lajmet e këqija për Sergio Ramosin nuk kanë fund. Mbrojtësi spanjoll do të vazhdojë të mbetet jashtë fushave shkaku i një lëndimi.
Ramos që prej transferimit gjatë verës te PSG-ja nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimet. Mbrojtësi spanjoll ka lënduar gjurin dhe nuk ka arritur të rikuperohet ende.
35-vjeçari do të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Lille në ligë dhe në Champions ndaj Leipzig. /abcnews.al/