“Doktori i Mrekullive”, baba për herë të parë

schedule17:18 - 26 Tetor, 2021

schedule 17:18 - 26 Tetor, 2021

Aktori turk Taner Olmez, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Ali Vefa në serialin televiziv “Doktori i mrekullive” po përgatitet të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Ece Çeşmioğlu, thuhet se është shtatzënë dhe dyshimet i ka ngritur pikërisht një foto e aktores, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë që çifti i dha fund beqarisë në muajin qershor. Ata i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë me pak të ftuar të mbajtur në Kemerburgaz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!