Goditet një tjetër rast i lojërave të fatit

schedule12:37 - 4 Janar, 2019

schedule 12:37 - 4 Janar, 2019

Që prej 1 Janarit nuk lejohet më në Shqipëri asnjë pikë bastesh apo lojërash fati. Policia e Shtetit ka vijuar goditjen e atyre subjekteve që vazhdojnë ta kryejnë sërish këtë aktivitet të paligjshëm.

Nga Policia e Mallakastrës është konstatuar një subjekt i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Prandaj është proceduar penalisht 26-vjeçari K.M. Në lokalin e tij në qytetin e Ballshit u konstatua një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa. Mbi të riun rëndojnë veprat penale të “Organizimit të llotarive të palejuara” si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia ka bërë thirrje që të denoncohen rastet e tilla, si dhe ka njoftuar se kontrollet do të vazhdojnë. Ndërkohë ditën e enjte edhe në Tiranë u proceduan dy të rinj, pasi në lokalet që ata zotëronin nuk ishte mbyllur akoma aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!