Debati, Shehi: Këta mburren se marrin borxh. As Berisha se mund dot Ramën, opozita të dalë përtej PD

schedule11:56 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:56 - 26 Tetor, 2021

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar në ABC debatin e një dite më parë në Komisionin e Ekonomisë me socialistin Eduart Shalsi. Shehi tha se ajo që ndodh është absurde pasi sipas tij pala tjetër mburret për borxhin e marrë.  Në lidhje me debatin e brendshëm në PD, ai u shpreh se nuk mbështet as Bashën dhe as Berishën.

“Këtu vijnë me marrë para borxh dhe mburren. Vetëm ne mburremi që kemi marrë borxh që do i shlyejnë fëmijët tanë. Si ata që janë me Bashën, dhe ata që janë me Berishën, si ata njerëz si puna ime që nuk janë as me Bashën as me Berishën, kemi një të përbashkët që nuk jemi dakord me këtë qeveri.

Ideja e ndarjes, pse nuk jeni homogjenë. Ne nuk po bashkohemi rreth kauzës. Ne jemi bashkuar mbas kryetarit. Këto janë kauzat që po flasim ne. Rreth këtyre kauzave ne jemi të bashkuar. Ne na ndakan kryetarët. Le t’i lëmë menjëanë kryetarët. Nuk jam me asnjërin. E kanë bërë ciklin e vet. Janë konsumuar. Liderët bëhen rrugës. Le të bëhen 5-6 vetë. Fillojnë primaret që sot për ata që do bëhen kryetarë bashkie nesër. Liderët lokalë mund të bëhen liderë nacionalë. Çfarë është kjo formulë që të gjejmë liderin dhe pastaj të gjejmë votuesin”, tha Shehi.

Ai deklaroi se ka ardhur koha për një reflektim të madh që të gjithë të reflektojnë gabimet e tyre gjatë kësaj periudhe.  Ai tha se ndonëse Berisha mund të ketë synime për t’u kthyer në PD, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të mposhtur Ramën duke nënvizuar se duhet që opozita të dalë përtej Partisë Demokratike.

“Një pjesë e atyre që po bëjnë betejën sot, mburren. Ne na duhet qytetari që voton. Ai është rralluar. Unë nuk jam nga ata aleatët as qorr, as besnik. Jam i vjetër në politikë. Jam njeriu kritik që nuk ka besuar ndonjëherë që fluturon. Ka ardhur koha për reflektim të madh. Debati nuk vlen shumë sepse po rrëshqet në teza që nuk janë politike. Duhet të interpretojmë gabimet tona gjatë kësaj periudhe. Ne nuk po merremi pse dolëm nga parlamenti dhe kush qenë fajtorët. Ne një pjesë e mirë e të djathtës kemi dhënë sinjale për reformat që kanë dashur të majtët. Ne po merremi kush ka letra më shumë për kundërshtarin. Historira luftërash politike që është ngopur vendi për 30 vite.

Ky debat ka lëvizur ujërat dhe ka dalë jashtë rashfit politik. Opozita duhet të dalë përtej Partisë Demokratike. Ky hark i madh mund të bëhet një valë kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij kryeministri dhe ta rrëzojë. Për këtë duhen ide të reja që liderët nuk janë të pazëvendësueshëm. Këto janë disa nga tezat që mendoj unë. Duhet të fillojmë që sot të zgjedhim kandidatët për kryetarët e bashkive. Debati do bëjë që të zgjidhen njerëzit më të mirë.

Unë nuk e kam zgjidhjen e artë. Berisha mund të kthehet por nuk është e mjaftueshme për të rrëzuar Edi Ramën. Edhe Basha vetë nuk është më i mjaftueshëm. Duhet largim absolutisht. Mund të largohet nga ky lidership për t’i hapur rrugë burrave të shtetit dhe politikës”, u shpreh ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!