Falsifikoi firmën në kontratën e kredisë, nis hetimi për noteren nga Tirana

schedule09:55 - 26 Tetor, 2021

schedule 09:55 - 26 Tetor, 2021

Një notere pranë Dhomës së Noterëve Tiranë është vënë nën hetim pasi akuzohet se ka falsifikuar shkrimin dhe nënshkrimin e 2 familjarëve në një kontratë kredie.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier filloi procedimi penal për shtetasen M. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë notere pranë Dhomës së Noterëve Tiranë) pasi dyshohet se ka falsifikuar në kontratën e kredisë, shkrimin dhe nënshkrimin e shtetasve  A. A., 56 vjeç dhe D. A., 24 vjeç, banues në Fier”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.