Një palë atlete të veshura nga ikona e basketbollit, Michael Jordan, janë shitur në ankand me një shifër prej 1.47 milionë dollarësh. Jordan i veshi atletet e Nike Air Ships gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984. shkruan BBC
Ky ishte viti kur ai dhe Nike nisën bashkëpunimin e tyre për të krijuar më pas markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve. Ky është çmimi më i lartë që është paguar ndonjëherë.
Jordan cilësohet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit. Ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls dhe u bë një ikonë globale që ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën.
Jordan, i cili doli në pension në 2003, u bë lojtari i parë miliarder në historinë e NBA. Megjithatë, ata nuk janë atletët më të shtrenjtë që janë shitur ndonjëherë. Ky rekord i përket reperit Kanye West, atletët e Nike Air Yeezy u shitën për 1.8 milionë dollarë në prill./abcnews.al