Menjëherë pas derbit është radha të fokusohemi te ndeshjet e javës së shtatë në “Abissnet Superiore” që rezervon sfida vërtet të forta. Edhe kjo javë do të luhet në 3 ditë nga e premtja deri të dielën.
Javën e shtatë e hap sfida Dinamo-Kukësi, që do zhvillohet në “Air Albania”, ora 19:45.
Dita e shtunë ka rezervuar dy takime, në dy orare të ndryshme. 13:45 luhet Laçi-Skëndërbeu. Interesant në këtë takim është debutimi i Mirel Joses në krye të kurbinasve pikërisht kundër ish-skuadrës që fitoi 4 tituj kampion. Në orën 16:45 do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një duel interesant dhe me pritshmëri të larta.
Ndërsa të dielën luhet takimi mes Teutës dhe Kastriotit në orën 13:45, dhe Partizani-Egnatia ora 16:45. Durrsakët shikohen favoritë ndaj krutanëve, ndërkohë Partizani ka rastin që të marrë edhe fitoren e parë në këtë kampionat kundër surprizës Egnatia.
/f.a/abcnews.al