Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

schedule18:49 - 25 Tetor, 2021

schedule 18:49 - 25 Tetor, 2021

Vlorë –  Një krim brenda familjes ka tronditur Vlorën, mbrëmjen e sotme.

Raportohet se në fshatin Mekat, Vlorë, G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, J. K,  dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e gjahut me të cilën u krye krimi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!