Skuadra e Interit merr një larm pozitiv para ndeshjes me Empolin, që luhet në mesjavë.
Trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi do të ketë pjesë të skuadrës edhe sulmuesin Joaquin Correa, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për skuadrën që në ndeshjen kundër Empolit.
Correa ishte pjesë e skuadrës gjatë stërvitjes teksa është shprehur, “Po, po do rikthehem”.
Deri tani argjentinasi ka shënuar dy gola në debutimin e tij ndaj Veronës, në javën e dytë të kampionatit, dhe cilësohet si një lojtar kryesorë te Interi. /f.a/abcnews.al