“Belotti nuk do të rinovojë”, ka konfirmuar Ivan Juric, trajneri i Torinos. S
Sulmuesi 27-vjeçar përfundon kontratën e tij në qershor dhe ka vendosur të provojë veten në një destinacion të ri.
Natyrisht, të gjitha ato skuadra që ishin të gatshme të luftonin për italianin në janar do të duhet të presin, sepse ankandi shtyhet për në verë:
“Andrea nuk do të largohet në janar, ai do të vendosë të ardhmen e tij në qershor”, shtoi Juriç. Kështu, sulmuesi i lidhur me Arsenalin, Atleticon dhe Sevillan, ndër të tjera, do të jetë një ‘pazar’ i vërtetë veror. /abcnews.al