Është ekzekutuar në Kinë vrasësi serial i cili vrau 11 gra në periudhën 1988 – 2002. Ai vriste vajza të reja të veshura me të kuqe dhe më pas copëtonte trupat e tyre.
Një vrasës serial në Kinë, i etiketuar si Xhek vrasësi, për shkak të plagëve qëi shkaktonte 11 viktimave të tij, është ekzekutuar 30 vjet pas vrasjes së tij të parë. Ekzekutimi i tij është vendosur nga gjykata që e dënoi në muajin Mars të një viti më parë. 54-vjeçari pranoi se kishte grabitur, përdhunuar dhe vrarë 11 vajza të reja në periudhën 1988–2002.
Gao shënjestronte vajza të reja, viktima e tij më e vogël ishte vetëm 8 vjeç, shpesh të veshura me të kuqe, në provincën veri-perëndimore të Gansu, pranë rajonit autonom të Mongolisë. Pasi vendoste për viktimën e radhës, ai e ndiqte deri në banesë dhe më pas e sulmonte duke e therur me thikë. Sipas mediave kineze, ai ka copëtuar disa nga viktimat e tij.
Policia kineze, në vitin 2004 kur dhe u zbulua lidhja mes 11 vrasjeve u shpreh se vrasësi serial urrente gjininë femërore, duke ofruar një shpërblim prej 27 mijë eurosh për këdo që jepte ndonjë informacion të saktë. Por Gao u arrestua vetëm në vitin 2016 pasi u identifikua rastësisht me anë të testit të ADN-së, pasi një familjar i tij u arrestua për një grabitje./abcnews.al