EMRI/ Atentat me kallashnikov në Fier, biznesmeni ndërron jetë në spital

schedule21:47 - 23 Tetor, 2021

schedule 21:47 - 23 Tetor, 2021

FIER- Një person është ekzekutuar me kallashnikov, mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. ABC mëson se viktimë ka mbetur 57-vjeçari Demir Backa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”. Viktima ka qenë në makinën e tij tip “Audi” të parkuar anash rrugës, në momentin kur është qëlluar me breshëri arme nga persona që lëviznin me një makinë “Benz”. ABC mëson se viktima është pronar i një lokali në Fieri.

Fillimisht 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga plumbat e kallashnikovit.

Policia raporton se në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /abcnews.al/