Shpërdorimi i detyrës, ekspertët: Sekretarët e Përgjithshëm duhet të jenë subjekt i SPAK

schedule20:17 - 23 Tetor, 2021

schedule 20:17 - 23 Tetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie edhe pse zyrtari me i larte civil i tij nuk hetohet nga prokuroria e posaçme kur akuzohet për shpërdorim detyre. Roli i tij është mjaft i rëndësishëm në një procedurë tenderimi dhe nje nga detyrat e tij është menaxhimi financiar i institucionit.

Ekspertët kërkojnë që ky funksion të jetë në listën e subjekteve që ka SPAK për cilëndo akuze që ata mund të kryejnë.

“I gjithë ky proces prokurorimi mbikqyret , koordinohet kryesisht në një ministri nga Sekretarët e Përgjithshëm. Në një bashki nga zëvendëskryetarët e bashkive apo një drejtor finance dhe për këtë arsye SPAK-u duke mos pasur juridiksion të plotë të të gjithë procesit por vetëm fokus vetëm tek shkelja e barazisë në tendera edhe hetimin e ka të cunguar , edhe luftën kundër korrupsionit për rrjedhojë e ka të cunguar. SAPK është i detyruar që kur shikon shpërdorim detyre që nuk lidhet me një nga subjektet që ka nën juridiksion që në rastin e një ministrie stopon tek zv/ministri apo në rastin e një bashkie stopon tek zëvendëskryetari dhe nuk zbret poshtë tek sekretari përgjithshëm . Vetëm në rastet kur kur e shikon të lidhur më shkeljen e barazisë në tendera apo të lidhur më një zv/ministër vetëm në këto raste SPAK ka juridiksion mbi çështjen. Në të kundërt SPAK është i detyruar të delegojë në prokuroritë e rretheve,” thotë Ermal Yzeiraj, ekspert e ish-drejtor juridik i Kontrollit të Lartë të Shtetit. /abcnews.al/