VETTING-Shpërdorimi i detyrës, shpëtimi nga SPAK

schedule20:18 - 23 Tetor, 2021

schedule 20:18 - 23 Tetor, 2021

Shpërdorimi i detyrës është vepra penale më masive që kryejnë zyrtarët shqiptarë sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme.

Kjo vepër penale po përdorët si shfryrje e disa dosjeve të rëndësishme të nisura me shume bujë nga prokuroria e posaçme SPAK. Pasi nuk janë gjetur shkelje te zyrtarëve të lartë qoftë në korrupsion apo shpërdorim detyre, prokurorët e SPAK arrijnë të gjejnë vetëm shkelje të zyrtarëve të ulët që nuk janë kompetencë e saj.

Në të tilla kushte dosja delegohet tek prokuroria e Tiranës. SPAK në fillimin e pandemisë nisi një hetim për tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë zhvilluar nga ministria e mbrojtjes dhe tenderat sekret të zhvilluara nga ministria e shëndetësisë.

Të dy u dërguan tek prokuroria e Tiranës pasi u gjeten elementë të shpërdorimit të detyrës nga zyrtarë të ulët që nuk janë kompetencë e SPAK. Ermal Yzeiraj, ekspert e ish-drejtor juridik i Kontrollit të Lartë të Shtetit sqaron se për një luftë efikase kundër korrupsionit shpërdorimin e  detyrës duhet ta hetojë SPAK.

“Nga analiza që i kam bërë të gjitha statistikave të raporteve të prokurorisë së përgjithshëm më ka rezultuar që në rangun e veprave penale në fushën e korrupsionit shpërdorimi  i detyrës të paktën në 5 vitet e fundit zë rreth 74 % si peshë. Duke zënë një peshë kaq të madhe krahasuar me veprat e tjera të korrupsionit është paksa e çuditshme që vepra më e rëndësishme , ajo që ka pasur shumëllojshmëri më të madhe. Duke zënë peshë kaq të madhe është e çuditshme që nuk është nën juridiksionin e SPAK. Njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke pasur parasysh disa elementë të caktuar të anës objektive mund të konsiderohet mundësia e vetme finale që kur nuk provohet akuza për korrupsion të kalohet në shpërdorim detyre.”  /abcnews.al/