Ukraina ka shënuar 23,785 raste dhe 614 viktima në 24 orë. Këto janë shifrat më të larta për të dytën ditë radhazi, duke detyruar autoritetet në kryeqytetin, Kiev, të rivendosin kufizime të rrepta.
“Situata është shumë shqetësuese,” tha drejtori i Komitetit të Sigurisë Kombëtare Oleksiy Danilov. Ai vlerësoi se numri i vdekjeve mund të shkojë deri në 1000 në 24 orë. Studentët në Kiev nuk do të shkojnë në shkollë për dy javët e ardhshme – java e parë përkon me pushimet e vjeshtës.
Autoritetet ukrainase janë përpjekur prej kohësh për të siguruar vaksinat dhe për të bindur popullsinë që të vaksinohen. Në një vend me 41 milionë banorë, vetëm 16.5% janë vaksinuar deri më tani.
Sidoqoftë, masat e fundit, të tilla si miratimi i një “pasaporte shëndetësore” në zonat më të prekura kanë rritur numrin e vaksinimeve. Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 269 666 persona, një numër rekord që nga muaji shkurt.
Që nga fillimi i pandemisë, 63,003 persona kanë humbur jetën në Ukrainë./abcnews.al