Një i vdekur dhe shtatë të plagosur është bilanci i një përplasje me armë me policinë në qytezën Peramë të Greqisë.
Sipas mediave greke oficerët e policisë i kanë bërë shenjë një shoferi, i cili kishte në mjet edhe dy pasagjerë që të ndalonte për kontroll. Mirëpo, ai nuk i është përgjigjur thirrjes dhe ka shtuar shpejtësinë. Për pasojë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në atë moment drejtuesi i mjetit ka përplasur motorët e policisë dhe më pas efektivët kanë qëlluar.
Njëri nga tre personat humbi jetën, njëri u plagos rëndë lehtë. Po ashtu lëndime kanë marrë edhe gjashtë policë. Ndërsa personi i tretë që ishte në mjet, ka arritur të arratiset dhe është në kërkim. g.v/abcnews.al