Mijëra emigrantë nga Porti i Durrësit për të festuar në Shqipëri

schedule12:29 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 12:29 - 31 Dhjetor, 2018

Edhe në orët e fundit të vitit 2018 nuk kanë munguar emigrantët apo edhe shtetas të huaj që përmes Portit të Durrësit kanë ardhur në Shqipëri për të festuar.

Edhe në ditën e fundit të vitit, shumë emigrantë zbarkuan në Portin e Durrësit. Katër tragete sollën më shumë se 3100 persona. Mes tyre dhe shtetas të huaj për të kaluar ndërrimin e viteve në Shqipëri.

Policia e kufirit ka operuar me numrin më të lartë tësporteleve. Kjo për të evituar radhët e gjata në terminal gjatë kontrollit.

Por ndërsa në portin e Durrësit nuk është shfaqur asnjë problem, krejt ndryshe është paraqitur situata në portin e Barit në Itali.

Traget nga Bari drejt portit të Durrësit përgjatë gjithë sezonit të fluksit kanë mbërritur me disa orë vonesë.

Sipas kapitenit të portit detar Taulant Allkja shkaku janë autoritetet italiane  që po punojnë vetëm me një apo dy sportele duke krijuar vonesa të gjata në nisje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!