Bushka: Ftesa për bashkëpunim e sinqertë, Bojaxhi: Të votohet ligji për referendum

schedule23:38 - 21 Tetor, 2021

schedule 23:38 - 21 Tetor, 2021

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka deklaroi në “Log.” në ABC se PS e ka të sinqertë ftesën për bashkëpunim për demokratët. Bushka u shpreh se propozimi i socialistëve për reformën në drejtësi është një domosdoshmëri për të gjithë shqiptarët.

“Ajo që është qëndrimi që ne kemi është propozimi për zgjatjen e mandatit të vettingut nuk ka për t’u lidhur me kundërpropozime. Propozimi jonë është për reformën në drejtësi për të gjithë shqiptarët. E kemi të sinqertë ftesën për bashkëpunim. Mos ta shikojnë si domosdoshmëri për të sjellë tre propozime që të kenë për çfarë të flasin. E kemi shumë të sinqertë ftesën për dialog si e kemi pasur gjithmonë. Kemi nevojë për një draft të ri”, deklaroi ajo.

Ndërsa Gjergj Bojaxhi u shpreh se më shumë se politikanët, vettingut duhet t’i nënshtrohen personat që drejtojnë institucionet që merren me tenderat. Ai u shpreh se duhet vendosur e drejta e qytetarëve për referendume.

“Sistemi politik në Shqipëri ka nevojë për ndryshime. Po nuk u fut demokracia e brendshme, për aq kohë sa kemi partitë që kryetari bën çfarë të dojë, nuk kemi gjë në vijë. Më shumë se politikanëve duhet t’u bëhet vettingu aty personave që kanë në dorë drejtimin. Drejtorit të KESH-it, drejtorit të OSHEE. Ata që kanë në dorë tenderat.

Nuk ka rëndësi nëse bashkia është më e madhe apo më e vogël. Problemi është te menaxhimi. Për këtë gjë nuk ka nevojë të bësh reformë të madhe territoriale. Në qoftë se Basha do të ndryshojë tranzicionin, ajo që duhet bërë është e drejta e qytetarëve për referendume. Unë nesër do votoj për partinë përkatëse. Kjo do ishte shumë më e rëndësishme”, tha ai. m.v/Abcnews.al