Kërkohen 10 muaj burg për Karim Benzema

schedule18:38 - 21 Tetor, 2021

schedule 18:38 - 21 Tetor, 2021

Çështja e famshme e shantazhit ndaj Mathieu Valbuena po shkon drejt fundit. Në ditën e dytë të gjyqit që po zhvillohet pak larg Parisit, Prokuroria ka bërë dhe akuzën zyrtare ndaj sulmuesit francez, Karim Benzema i cili është vënë në bankën e të akuzuarëve për bashkëpunimin në shantazhin ndaj Valbuena, shokut të tij të skuadrës në kombëtare.

Zyra e prokurorit të Versajës kërkoi dhjetë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 75,000 eurosh kundër Karim Benzema me vendimin që do të merret brenda 24 orëve.

Pas dëgjimeve të protagonistëve të ndryshëm, zyra e prokurorit të Versajës bëri të aktakuzën e saj. Dhjetë muaj burg me kusht me 75 mijë Euro gjobë u kërkuan ndaj Karim Benzemës. “Nuk është kushdo, ai mbart një imazh, një reputacion, vlera që është e rëndësishme të mbrohen”, shpjegoi prokurori pas akuzës së ngritur.