Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Alitalia” falimentoi, stjuardesat zhvishen në mes të sheshit në shenjë proteste (FOTO)

schedule18:36 - 21 Tetor, 2021

schedule 18:36 - 21 Tetor, 2021

Disa stjuardesa janë vendosur në sheshin përpara Kapitolit për të protestuar për mbylljen e linjës ajrore të Alitalias. Në shenjë proteste ato u vendosën në distancë të barabartë nga njëra tjetra dhe më pas hoqën uniformat pasi refuzojnë shitjen e Alitalias te “Ita Airways”. Pasi hoqën uniformat ato thirrën në kor “Ne jemi Alitalia”. Protesta e tyre zgjati rreth gjysmë ore.

Kompania shënoi fundin pas 74 vitesh që operon në këtë biznes. Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro. Pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë./Abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!