Ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseca është favorite për t’u bërë trajneri i ri i Newcastle pas shkarkimi të Steve Bruce.
Sipas Daily Paragraph dhe Daily Mail, trajneri portugez tashmë ka arritur një marrëveshje me pronarët e rinj të “qymyrxhinjve” dhe nënshkrimi mund të kryhet javën e ardhshme.
Fonseca duket se ka bindur drejtuesit anglezë dhe në veçanti Amanda Staveley, duke mposhtur konkurrencën me Frank Lampard, Roberto Martinez dhe Steven Gerrard. r.t/abcnews.al