Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kandidati për president i drejton snajperin gazetarëve: Sprapsuni

schedule21:21 - 20 Tetor, 2021

schedule 21:21 - 20 Tetor, 2021

Éric Zemmour i përfolur si kandidat për president të Francës në presidencialet e vitit 2022, i ka habitur të gjithë me gjestin e bërë në një ekspozitë armësh. Ai u afrua pranë një stende dhe mori në dorë një snajper të përdorur nga Raid.

Më pas Zemmour ia drejtoi atë gazetarëve dhe duke qeshur iu tha atyre “Sprapsuni, sprapsuni”. Pas kësaj skene që zgjati disa sekonda ai vazhdoi të ecë në ambientet e ekspozitës.

“Unë jam në një panair armësh, kështu që më duket krejtësisht e pakuptimtë të mos prek armët. Unë nuk ka kërcënuar askënd”, deklaroi ai.



Ministrja Marlene Schiappa shkroi një mesazh në Twitter si reagon ndaj gjestit të Zemmour. “Një një demokraci liria e shtypit nuk është shaka dhe nuk duhet të kërcënohet kurrë”.

Por ai i ka hedhur poshtë me një kundërpërgjigje. “Ajo është qesharake. Përpiqet të ngrejë një polemikë groteske në dëborë”, tha ai. /Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!