Pedagogu i njohur, Neritan Ceka, ishte i ftuar në “Provokacija” ku bëri një paralele mes lëvizjes së Dhjetorit të vitit ’90 dhe asaj të këtij viti. Sipas tij, ngjajnë me njëra tjetrën, por kanë një diferencë të rëndësishme.
“Edhe lëvizja e tanishme i ngjan asaj të Dhjetorit, pikërisht sespe ka një background dhe ka një subkoshiencë të thellë politike. Ka një diferencë të madhe për mua sepse e para ishte kundër sistemit, e dyta është kundër establishmentit. Kjo është një diferencë që nuk duket në pamjen e parë, por është shumë e rëndësishme”.
Sipas Cekës, studentët kanë në subkoshiencë rrëzimin e establishmentit, por kjo kërkon krijimin e një partie politike.
“Absolutisht që e kanë, në subkoshiencë. Nuk e formulojnë si pikë sepse do ishte shumë e vështirë sepse kjo do ishte e një partie politike, kërkon struktura, kërkon program, kërkon miratime dhe të gjitha me radhë. Besoj që është një lëvizje civilizuese. Një lëvizje e bijve kundër etërve. Shkëndija që shkëputet nga vatra ku nuk ndodh asgjë, atje ku tunden flamujt e një melankolie siç thotë Migjeni, të trishtuar ku nuk ndodh asgjë sepse është vetëm ai plaku që rri në atë krye të vatrës dhe jep urdhrat”.
Megjithatë kjo lëvizje e ka bërë Shqipërinë një komb.
“Nuk është aq kollaj të krijosh një shtet, por ne me këtë lëvizje unë mendoj se jemi bërë një komb. Nuk ishim komb. Një komb është ai komb është zviceriani që e nxjerr atë shigjetën, por mban edhe shigjetë rezervë”./abcnews.al