Mbrëmjen e sotme një tërmet me magnitudë 3 i shkallës Rihter është regjistruar në Gjirokastër.
Lexo edhe: Banorët: Ishte drithërimë
Thellësia ka qenë 14 km. Lëkundja në orën 20:00 ka qenë e vogël dhe nuk raportohet për dëme materiale.
Goditja ka shkaktuar frikë te banorët. Ky është tërmeti i dytë që shkund Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi dëme të vogla./ Abcnews.al