Duke komentuar ndryshimet e qeverisë “Rama”, presidenti Ilir Meta, tha se me rëndësi sheh ndryshimin e filozofisë së qeverisjes. “Bashkëpunuese me opozitën dhe grupet e interesit me qëllim krijimin e ligjeve të mira dhe zbatimin e tyre”, tha Meta në një deklaratë nga Korça.
I pyetur lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar, kreu i shtetit Ilir Meta theksoi se nuk dëshiron të bëj komente pa u njohur plotësisht me ndryshimet e ministrave, por rëndësinë e ndryshimit nuk e sheh në formë, por në përmbajtje.
“Për mua është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes e cila duhet ë jetë bashkëpunuese me opozitën dhe grupet e interesit për të bërë ligje të mira bashkëpunuese me institucionet e pavarura për të sjellë ato ndryshime për të cilat kanë nevoje njerëzit më në vështirësi”, deklaroi presidenti.
Vetëm kjo do të na ndihmonte në konsolidimin e shtresës së mesme si dhe të evitimin e një ndarje sociale tepër të rrezikshme për shoqërinë tonë, përfundon presidenti./abcnews.al