Nga Lilit Marcus, CNN
A keni parë ndonjëherë një shtëpi të bukur të vogël në Londër dhe keni menduar se sa bukur do të ishte po të jetonit atje? Nëse është kështu, nuk jeni i vetmi. Por për njerëzit që në të vërtetë jetojnë në ato shtëpi, fotografitë e postuara në mediat sociale kanë ndryshuar atë që do të thotë të jetosh në një vend piktoresk.
Alice Johnston është një banore e Notting Hill, lagja e famshme e Londrës për shtëpitë e lyera me pastel dhe për faktin se është skena e filmit me të njëjtin emër. Johnston, një gazetare jeton në Portobello Road, një nga rrugët më të famshme të kryeqytetit, ka qenë dëshmitare e të gjitha sjelljeve të çmendura në ndjekje të fotos perfekte.
Një herë, ajo dhe një shoqe po shëtisnin kur një turist e pyeti nëse mund ta “huazonte” qenin për një foto. Ajo bëri foton dhe i dha 5 paund për ta falënderuar. Kur shtëpitë private dhe njerëzit që jetojnë në to bëhen atraksione turistike, mund të ndodhin konflikte. Në zonat rurale, njerëzit mund të vendosin gardhe ose barriera të tjera për të ndaluar njerëzit që të hyjnë, por kur këto shtëpi private janë në rrugët publike në disa nga qytetet më të famshme në botë, çfarë duhet të bëjë një banor?
Komunitete të ndryshme kanë qasje të ndryshme. Në Hong Kong, një grup prej pesë banesash me nofkën “Ndërtesa Monster” u bë një vend turistik për selfie pasi u shfaq në disa filma të Hollivudit, përfshirë “Transformers: Age of Extinction”.
Mega-ndërtesa është në Quarry Bay, një lagje relativisht e qetë në anën lindore të ishullit të Hong Kongut. Banorët e klasës punëtore nuk janë në gjendje të bllokojnë ndërtesën për shkak të faktit se ka biznese publike në katet përdhese. Prandaj, disa kanë vendosur tabela që u kërkojnë vizitorëve të tregojnë respekt, raporton abcnews.al
Kur shtëpia juaj është një pjesë e historisë
Gjyshja e Chuck Henderson, Della, ishte një adhuruese e arkitekturës, aq shumë sa ajo bleu një shtëpi në Kaliforni të ndërtuar nga arkitekti amerikan me famë botërore Frank Lloyd Wright .
Shtëpia e zonjës Clinton Walker në Carmel-by-the-Sea u përfundua në 1951 dhe më pas iu shit Henderson dhe disa prej të afërmve të tij kur Walker vdiq. Askush nuk jeton më aty por anëtarët e familjes dhe mysafirët e saj e vizitojnë.
Shumë njerëz që kanë shtëpi të tilla duhet të shtojnë koston e masave të sigurisë mbi shpenzimet e tjera si shërbimet dhe sigurimet e pronarëve të shtëpive. Kur bëhet fjalë për të jetuar në një vend turistik, disa njerëz përpiqen të marrin më të mirën.
Johnston përpiqet të jetë dashamirës ndaj turistëve që vijnë në qytetin e saj të lindjes, duke kujtuar se si i pëlqente të bënte vetë foto në lagjet historike si Marais në Paris dhe Alfama në Lisbonë./abcnews.al