Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital në SHBA është pesëfishuar për shkak të variantit Delta. Këto të dhëna u bazuan në të dhënat nga 99 qarqe në 14 shtete ku shkalla e shtrimit në spital për të rinjtë ra nga mesi i qershorit në fillim të korrikut -0.3 për 100,000 fëmijë, më e ulëta për 2021.
Sidoqoftë, me përhapjes e Deltës, kjo përqindje u rrit në 1.4 për 100,000 fëmijë në mes të gushtit. Shtrimet në spital u rritën për të gjitha moshat deri në 17 vjeç, por rritja më e madhe u vu re tek fëmijët nën 4 vjeç nga 0.2 në 2 për 100,000.
Gjatë pandemisë, shtrimet në spital ishin më të larta tek fëmijët nën 4 vjeç, dhe për grupmoshën 12 deri në 17 vjeç . Me përhapjen e variantit delta, një e katërta e fëmijëve ishin të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv./abcnews.al