Festat e fundvitit, policia merr masa shtesë në kufi

schedule17:25 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 17:25 - 27 Dhjetor, 2018

Policia Kufitare po funksionon në këto ditë festash me një plan të veçantë për të përballuar fluksin e shtuar të kalimeve në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Për këto ditë festash edhe efektivët e policisë do të jenë të organizuar sipas një plani të veçantë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Policia Kufitare është angazhuar për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat e kalimit tokësor, në porte dhe aeroportin “Nënë Tereza”. Në të njëjtën kohë janë shtuar sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive për të eliminuar radhët e gjata të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj. Prej datës 20 deri 27 Dhjetor 2018 kanë hyrë ne vendin tonë 266 mijë shtetas, nga këta 178 mijë shqiptarë dhe 88 mijë të huaj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13 % shtetas më shumë.

Ndërkohë janë larguar nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar 170 mijë persona dhe 52 mijë automjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë larguar 19% më pak shqiptarë drejt vendeve të tjera. Në kuadër të shtimit të masave, thuhet në njoftim, është rritur prezenca policore në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet pikave të kalimit kufitar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!